Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 5 (pestë)

të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 5 (pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 30.12.2021, (е enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë, për periudhën kohore nga data 01.07. deri në 30.09.2021 dhe krahasimi i rezultateve të arritura për periudhën nga data 01.04.2020-30.06.2021.
  2. Program për vitin 2022 e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,
  3. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale,
  4. Propozim – Program për aktivitetet nga sfera e mundësisë së barabartë midis grave dhe burrave në komunën e Strugës për vitin 2022,
  5. Propozim – Program për ndërtim të traseve të reja dhe rikonstruim i ndriçimit publik në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022,
  6. Propozim – Program për punën e NJTZF Strugë për vitin 2022,
  7. Propozim – Aktvendim për përcaktimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit nga këshilli shkollor,
  8. Statut i Konviktit komunal të nxënësve “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  9. Propozim – Buxheti i komunës së Strugës për vitin 2022,
  10. Propozim – Vendim për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2022,
  11. Propozim – Vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2022 të llogarisë së komunës së Strugës,
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin  e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të mesëm për vitin 2022,
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor  për vitin 2022,
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Materialet e mbledhjes

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).